E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK-ja heton dy ushtar që garuan për leximin e Kuranit në Riad

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nis hetimet për dy ushtar të sajë, pasi që nuk iu bindën urdhrave që të mos marrin pjesë në një garë për leximin e Kuranit në Arbanin Saudite.

Ushtarët që po qëndronin atje së bashku me ministrin e FSK-së Agim Çekun, ishin urdhëruar nga ky i fundit që të mos marrin pjesë në këtë garë, por dy prej tyre nuk i ishin bindur urdhrit të tij.

Ndryshe, një delegacion kosovarë i kryesuar nga ministri Çeku ka qenë në vizitë zyrtare në Riad. Në këtë kohë, princi i kurorës dhe ministri i mbrojtës së Riadit kanë organizuar një garë për memorizimin e Kuranit.

Disa burime i kanë thënë KTV-së se ministri Çeku ka kërkuar mirëkuptimin e arabëve, që për shkak të specifikave të Kosovës ushtarët e FSK-së të mos marrin pjesë në këtë garë.

Thyerja e urdhrit e ka alarmuar FSK-në, ku gjatë ditës së sotme i ka identifikuar këta dy ushtarë dhe ka vendosur të marrin masa ndaj tyre. Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur gjenerali i FSK-së, Kadri Kastrati.

“Ne kemi nisur sot një hetim të brendshme, pasi kemi mësuar që çka ka ndodhur, po presim të na vjen një raport dhe do shohim si do veprojmë”, ka thënë Kastrati. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›