Nikoliq falënderon Bellorusinë për Kosovën

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka falënderuar Bellorusinë për qëndrimin për Kosovën. "Falënderojë Bellorusinë për pozicionin parimor për Kosovën”, ka thënë Nikoliq gjatë bisedës me kryetari bjellorus, Aleksander Lukashenkon, në Minsk, transmeton agjencia Beta.
"Vërtet vlerësojmë përkrahjen e të gjithë miqve tanë. Duke falënderuar këtë përkrahje mund të mbrojmë shtetësinë tonë nëpërmjet bisedimeve”, tha Nikoliq.
Bellorusia mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe arritje e zgjidhjes së gjithanshme për Kosovën, kanë theksuar të dy kryetarët. /Indeksonline/