FSK-ja ushtron me ambasadoren amerikane

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur një ushtrim basshkë me ambasadoren e SHBA-së Tracey Ann Jacobson.
" Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe ambasadorja e SHBA-s, Tracey Ann Jacobson, në një terren të ashpër, arritën të lëshohen me litar, për ta shpëtuar një qytetar të lënduar. Ambasadorja e SHBA-ve, Tracy Jacobson me sukses u lëshua me litar edhe nga objekti i Kazermës së RMC-së, në Pomozotin" thuhet në njoftimin e FSK-së.
Ushtrimi është mbajtur në Komunën e Fushë Kosovës.
"Me këtë rast, ambasadorja e SHBA-ve, Jacobson, ka falënderuar FSK-në dhe instruktorët amerikanë, që po i kryejnë me sukses trajnimet e përbashkëta; për të shtuar se është kënaqësi e veçantë që po e përcjellë këtë ushtrim të kërkim-shpëtimit urban, të mbajtur nga instruktorët amerikanë dhe të FSK-së" thekson njoftimi.
Falënderime ka bërë edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati./Indeksonline/