Gjatë korrikut eksporti në Kosovë rritet 5.2 për qind

Eksporti i prodhimeve kosovare ka filluar të rritet. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin korrik, eksporti është rritur për 5.2% që në shifra arrin në 27.1 milionë euro krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton KTV.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte me metale, minerale, ushqime të përgatitura, pije, duhan etj. Ndërsa vendet ku më së shumti është eksportuar janë: Italia 27.5%, Shqipëri 15.0%, Maqedoni 10.7%, Serbi 4.7%, etj. Gjatë këtij muaji, sipas statistikave është shënuar rënie e importit në 2% apo thënë në shifra 229.6 milionë euro. Eksporti i tërësishëm për periudhën janar-korrik 2013, ishte mbi 175 milionë euro, që është një rritje prej 9.13%, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2012./Indeksonline/