Siria sipas Zonjës së Parë

Siria ndodhet prej kohësh e mbërthyer nga lufta civile, ndërsa SHBA-të po maten për të ndërmarrë një ndërhyrje ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit. Por Zonja e Parë e Sirisë, në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar disa foto që ofrojnë një realitet tjetër të vendit.
Regjimi i Asadit po përpiqet të përdorë propagandën me anë të medieve sociale për të shitur një mashtrim botës së jashtme që nuk e njeh realitetin në Siri.
Në fotot e publikuara, Asma al Assad, po përpiqet të maskojë mizorinë e forcave të bashkëshortit të saj.
38-vjeçarja e lindur në Britani shfaqet duke i servirur supë disa fëmijëve refugjatë ndërkohë që nga Siria që prej nisjes.së trazirave janë larguar miliona persona.