E Diel, 1 Nëntor 2026

FSPE: Nuk pati fryrje të faturave

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), nëpërmjet një komunikate për media ka konstatuar se në faturat e Janarit të lëshuara nga KEK-u nuk ka pasur fryrje.

“Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE), njofton konsumatorët e KEK-ut se në lidhje me faturat e Janarit kemi hulumtuar dhe kemi kontaktuar edhe me punëtorët tanë në terren si dhe me një numër të konsumatorëve dhe kemi ardhur në përfundim se nuk ka fryrje të faturave siç është raportuar nga mediat dhe nga protestuesit, pasi që ndryshimi i faturimit nga Janari i vitit të kaluar është rreth 1.5% edhe kjo si pasojë e rritjes së numrit të konsomatorëve por edhe i uljes së humbjeve komerciale”, bënë të ditur kjo Sindikatë.

FSPE, thotë se është vërejtur se ka raste individuale të gabimeve që janë shumë të vogla, raste që kanë ndodhur edhe më parë dhe që janë evituar me kohë.

“Po ashtu kemi vërejtur se numri më i madh i ankesave vjen nga terrenet – konsumatorët ku është implementuar projekti I ndërrimit të njësorëve nga ata manual në digjital”, thuhet në komunikatë.

Sipas sindikatës, njësorët digjital e kanë të integruar tariforin brenda dhe ai nuk mund të manipulohet. FSPE kundërshton çdo ndërhyrje nga jashtë në KEK të çfarëdo lloji, duke përfshirë eventualisht edhe ato politike.

“Pra, njëhson saktë në tarifen e lartë prej orës 7:00- 22:00 gjatë periudhës së dimrit dhe 8:00- 23:00 gjatë periudhës së verës, ndërsa nga 22:00- 7:00 gjatë dimrit dhe 23:00- 8:00 gjatë verës njehëson energjinë elektrike të shpenzuar në tarifë të ulët në bazë të rregullores së miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Ndërsa, njehësorët manual e kanë tariforin jashtë tij dhe ai ka mundësi të manipulimit në kundërshtim me sistemin tarifor të miratuar nga ZRRE” . /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›