Policia e Kosovës ruan parqet kombëtare

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, sot nxori vendimin për themelimin e drejtorive për administrimin e parqeve kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.
Për zbatimin e këtij vendimi, përgjegjëse është Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK). Kjo agjenci gjithashtu ka arritur dhe ka nënshkruar marrëveshjen me Policinë e Kosovës, prandaj që sot e tutje pjesëtarët e PK do t’i ruajnë parqet kombëtare.
Drejtoria për administrimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” do ta ketë selinë në Prizren, ndërkaq ajo e PK “Sharri”, në Prizren. Të dyja këto drejtori ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtim me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Ligjin për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Ligjin për parkun kombëtar “Sharri” dhe Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës. /Indeksonline/