Thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin antikorrupsion
.jpg)
Forumi këshillues i OJQ-ve për pakon ligjore antikorrupsion u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë projektligjin për konfiskimin e pasurive si dhe strategjinë antikorrupsion ngase sipas tyre ato janë të dobëta në materie, duke filluar që nga emërtimi e deri të dispozitat ligjore.
Shoqëria civile e mbledhur në një forum ka krijuar disa rekomandime, të cilat, sipas tyre, nëse nuk përfshihen në këtë projektligj, atëherë ai do të jetë tërësisht i kot.
Ata thonë se rekomandimet e tyre të mëhershme qëllimisht nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i Kosovës, ngase, sipas tyre, qeveria dhe kuvendi nuk janë të interesuara që të nxjerrin një ligj i cili do të ishte efikas për luftimin e pasurive të kundërligjshm.
Ata mendojë se deputetët janë para një akti të kryer për faktin se votimin e kanë lënë për këtë seancë të jashtëzakonshme, duke ditur se nuk ka edhe shumë kohë për miratimin e saj. Sipas këtij forumi të OJQ-ve, ndaj deputetëve po bëhet presion edhe nga jashtë./Indeksonline/