E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSVC- USAID-BSH, Fullani: Të suksesshëm në bashkëpunim

“Kemi qenë të suksesshëm gjatë gjithë këtyre viteve bashkëpunimi dhe tani po korrim frytet tona”. Kështu është shprehur në fjalën e tij Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në takimin e zhvilluar me drejtuesit e FSVC dhe USAID për projektin e sektorit të zhvillimit financiar në Shqipëri. Ai ka pasqyruar punën e e bërë në vite të BSH për rregullimin e këtij sektori gjatë partneritetit të tyre, duke u shprehur se do të vazhdojë angazhimi i përbashkët për këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Gjithashtu dhe, Josef William, administartori i USAID u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me BSH duke vlerësuar gjithashtu dhe përpjekjet e Guvernatorit Fullani.
“ Ky projekt është për partneritetin e sektorit të zhvillimit financiar në Shqipëri dhe për këtë projekt kemi investuar 3.4 milionë dollarë. USAID ka punuar që në vitin 1999 me qeverinë shqiptare dhe me Bankën e Shqipërisë dhe kemi ecur gjithmonë për të përmirësuar në sektorët financiare. Gjithashtu vlerësoj dhe përpjekjet e Guvernatorit Fullani për të përparuar gjithnjë e më shumë në këtë sektor-u shpreh ai”.
Projekti i USAID-it përmes aplikimit të tij pritet që të ndikojë në sektorin e zhvillimit financiar në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›