“Raiffeisen Bank” del në treg me fond investimesh
09/02/2012 Letrat me vlerë
“Raiffeisen Bank” prezanton fondin e parë të investimeve në Shqipëri. Fondi do të quhet “Raiffeisen Prestigj” dhe në mungesë të Bursës do t’u krijojë individëve mundësinë për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare. Shërbimi i “Raiffeisen Prestigj” do të ofrohet në të gjitha degët e “Raiffeisen Bank”, ku individët mund të investojnë në bono apo obligacione për shuma që fillojnë nga 5 mijë lekë. Gjatë prezantimit drejtori i përgjithshëm i “Raiffeisen Bank”, Kristian Kanakaris, tha se me fondin e investimeve si edhe me fondin e menaxhimit të aseteve “Raiffeisen Invest”, “Raiffeisen Bank” synon të zhvillojë më shumë tregun financiar në Shqipëri. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë dhe ministri i Financave Ridvan Bode dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Gjatë fjalës së tij ministri Bode tha se në këtë mënyrë hapet rruga për të mënjanuar pengesat burokratike nga bankat. Ai u bëri thirrje shqiptarëve për të investuar dhe për të fituar në këtë rrugë. Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se nisma të tilla janë në linjë me modelin e ri ekonomik që predikohet nga banka qendrore. Sipas tij, me instrumente të këtij lloji sistemi bankar zgjerohet, mbrohet më mirë nga rreziqet dhe kontribuon në financimin e nismave fitimprurëse. "Hapet një rrugë e re për kursim dhe financim. Detyra e sistemit financiar është diversifikimi i mënyrave për kursim. Sistemi bankar me këtë element të ri zgjerohet dhe thellohet. Bëhet më protektiv ndaj riskut, ndërkohë u jep një mundësi më të madhe qytetarëve për kursim dhe investim. Zhvillimi i këtij segmenti të ri në tregun financiar do të hapë rrugën e zhvillimit të segmenteve të ngjashme të këtij tregu, siç janë fondet e pensioneve", - deklaroi Fullani. Nisma e “Raiffeisen Bank” synon të gjallërojë një treg financiar që me përjashtim të sistemit bankar ngelet modest në përmasa dhe i varfër në alternativa.
Procedura
Deri më tani blerja e bonove të thesarit apo obligacioneve ka qenë disi e vështirë, pasi formula e përfshirjes në këto transaksione të Bankës së Shqipërisë ishte e tillë. Investimet në blerjen e borxhit të qeverisë cilësohen si më të sigurtat dhe janë ndër më të preferuarat nga individët apo institucionet financiare. Kjo për faktin se siguria në marrjen e përfitimeve është maksimale, si dhe pagesa e përqindjes bëhet menjëherë pas ankandit. Sipas kësaj procedure përfituesit i mbahet një komision prej 10 për qind mbi masën e përqindjes së fituar nga blerja e bonove të thesarit si tatim fitimi. Kryesisht, institucionet financiare private në mungesë të ligjit për të lejuar investimin e parave në sektorë të tjerë, preferojnë bonot e thesarit.