“Banda e Lushnjës”, gjykata 25 vite burg për Enver Dondollakun

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda nën kryesimin e gjyqtarit Ilir Celiku ka dënuar sot me 25 vite burg ish anëtarin e “Bandës së Lushnjes” Enver Dondollakun. I cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares u shpall fajtor ndaj të gjitha akuzave në gjykatë,duke marrë dhe dënimin përfundimtar 25 vite burg. Enver Dondollaku u arrestuar në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni. Dënimi ndaj Dondollakut erdhi pas kërkesës së këtij të fundit për gjykim të shkurtuar. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda Tirane, brenda 10 diteve, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes.