E Shtunë, 31 Tetor 2026

“FT”: Regjimi libian merr ende miliona dollarë nga nafta

Autoritetet libiane vazhdojnë të marrin qindra milionë dollarë të ardhura nga nafta, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare të vendosura kundër regjimit të Muamar Kadafit, njofton sot gazeta “Financial Times”.
 

“Të ardhurat e nxjerra nga eksportet e naftës vijnë në bankën qendrore të Libisë dhe nën kontrollin e plotë dhe të drejtpërdrejtë të kolonel Kadafit”, njofton gazeta britanike, e cila citon një burim perëndimor që punon në sektorin e naftës dhe disa negociatorë në këtë fushë.

Gjatë dy javëve të fundit, eksportet e naftës nga Libia kanë arritur në rreth 770 milionë dollarë (555 milionë euro), thekson “FT”.

Sipas të përditshmes ekonomike, Libia ka eksportuar 570 mijë fuçi naftë në ditë gjatë javës së fundit të shkurtit dhe 400 mijë në javën në vazhdim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›