E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB:Mbi 191 mijë persona janë larguar nga Libia

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 191 mijë persona kanë lënë Libinë, për shkak të dhunës së vazhdueshme në vend.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se shumica e të zhvendosurve janë punëtorë emigrantë.

Organizata tha se forcat e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, kontrollojnë kufirin mes Libisë dhe Tunizisë, prandaj ngadalësojnë edhe kalimin e refugjatëve.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, rreth 2.5 milionë emigrantë ndodheshin në Libi para fillimit të trazirave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›