Kanadaja përshëndet nisjen e hetimit të Hagës për Libinë
Kanadaja përshëndeti sot fillimin e një hetimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, (ICC), për krime kundër njerëzimit në Libi, kryesisht ndaj Muamar Kadafit dhe djemve të tij, ndërkohë që i ka kërkuar Tripolit "bashkëpunim të plotë" prokurorin e gjykatës, Luis Moreno-Ocampo.
"Komuniteti ndërkombëtare ka treguar qartë se regjimi i Libisë nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar dhe se do të përgjigjet për krimet e rënda ndërkombëtarë", u shpreh shefi i diplomacisë kanadeze, Lawrence Cannon.
Ai shtoi se qeveria kanadeze ishte "e kënaqur që individët të cilët kishin planifikuar, urdhëruar dhe kryer sulme të shumta në mënyrë sistematike kundër popullatës civile libiane do të përballen me Gjykatën".
'Kanadaja i bën thirrje autoriteteve libiane të respektojnë detyrimet ndërkombëtare të përcaktuara në rezolutën 1970 të Këshillit të Sigurimit në OKB, përfshi edhe detyrimin për të bashkëpunuar plotësisht me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe prokurorët e saj", theksoi Cannon.