Berisha: Inaugurojme nje megagjenerator te punesimit te qytetareve Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka marre pjese dje ne ceremonine e inaugurimit te nisjes se punimeve te Parkut Logjistik te Tiranes, nje investim i perbashket Fondit Shqiptaro-Amerikan i Ndermarrjeve dhe kompanise shqiptare "BALFIN Group", i cili po ndertohet ne fshatin Laknas, Tirane. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise ka vleresuar si hap te suksesshem nisjen e ketij investimi, i cili per fazen e pare te punimeve eshte 25 milione euro, ndersa ne total ai kap vleren 40 milione euro. Per Kryeministrin Berisha, ndertimi i ketij parku te rendesishem do te thote me shume vende pune dhe vetem gjate fazes se pare te investimit sipas perllogaritjeve, do te punesohen 500 punonjes dhe vitin e ardhshem edhe 1100 punonjes te tjere te mirembajtjes e menaxhimit te Parkut, por me kapacitet punesimi, pas instalimit te fabrikave te ndryshme, deri ne 20 mije punonjes. "Ne inaugurojme fillimin e punimeve te nje megagjeneratori te punesimit te qytetareve te Kamzes dhe te mbare Shqiperise", - u shpreh Kryeministri. Berisha ka ritheksuar edhe njehere faktin se ne mbeshtetje te bizneseve te tilla, te cilat ndihmojne ne hapjen e vendeve te punes, qeveria ka miratuar javen qe shkoi vendimin per heqjen teresisht te TVSH-se, per te gjitha makinerite qe do te importohen per prodhim ne kete park dhe kudo ne Shqiperi. Duke vleresuar kompanite e huaja qe vijne dhe investojne ne vendin tone, Kryeministri iu ka bere te ditur nje fakt, i cili ne base te studimeve te bera nga kompania konsulte nder me kryesoret e kesaj bote "McKenzie", rezulton se mbi luginen Durres-Tirane, kompania konkludon ne studimin e saj se, kjo lugine do te jete Shenzheni i ardhshem i Europes, pasi vendoset ne kryqezimin e korridoreve te medha te tregut perendim-lindje, lindje-perendim, ajo ka ne distancat e veta me te shkurta portin modern, aeroportin dhe autostradat, qe e lidhin me rajonin dhe boten. "Sado qe mund t'u duket imagjinate, une jam i bindur se kjo enderr po shkon drejt shnderrimit ne realitet. Dhe une dua te garantoj qytetaret shqiptare se prapa cdo projekti, qofte edhe me minimal, une gjene e pare qe shoh dhe konsideroj eshte vendi i punes, eshte punesimi. Kjo eshte rruga e zhvillimit te sigurt, rruga e prosperitetit te familjes shqiptare dhe te vendit ne teresi", - ka deklaruar kreu i qeverise. Kryeministri ka premtuar mbeshtetje ndaj biznesit duke u shprehur se qeveria do t'ju qendroje si mburoje ndaj kesaj krize qe do te jete afatgjate. Duke iu kthyer pergjigje deklaratave te opozites per uljen e taksave, Berisha tha se, "ata qe premtojne rritjen e taksave le t'i lene ne traktatet e Marksit, sepse ne vetem do t'i ulim ato. Ne kemi besuar dhe besojme se parate ne kontot a agjenteve privat, jane me te vlefshme sesa ne arken publike". Gjithashtu, Kryeministri ka falenderuar grupin "BALFIN", Fondin Shqiptar Amerikan dhe Grupin "AlbStar" per kete iniciative te shkelqyer qe kane marre duke investuar ne Shqiperi. Ky, - tha Berisha, - eshte nje investim i rendesishem ne kete fushe, por mbi te gjitha ky eshte nje vizion i madh, nje vizion per zhvillimin e Tiranes dhe te Shqiperise.