Rama ne SHBA, 40 mije dollare per nje darke
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka njoftuar dje me ane te rrjetit social se ka zhvilluar nje takim me presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama. Burime nga Partia Socialiste thane per gazeten se takimi i kreut te PS-se me Presidentin e SHBA-se eshte bere ne kuader te fushates elektorale per mbledhjen e fondeve qe kandidatet presidenciale zhvillojne ne cdo gare elektorale. Mesohet se takimi eshte zhvilluar ne shtetin e Kalifornise gjate dy darkave qe jane organizuar nga Presidenti Obama dhe mbeshtetesit qe lobojne per te. Pjesemarrja ne keto darka lobimi per kandidatin behet duke paguar nje shume te konsiderueshme. Mesohet se kreu i PS, Edi Rama, eshte dashur te paguaje 40 mije dollare per te marre pjese ne darken ku do te ishte i pranishem Presidenti aktual, njeheresh dhe kandidati i demokrateve ne keto zgjedhje presidenciale Barak Obama. Burime nga PS shtuan se kreu i PS-se ka marre pjese, gjate qendrimit ne SHBA, edhe ne nje tjeter darke qe eshte organizuar per mbledhje fondesh ne mbeshtetje te Presidentit Obama. Ne kete darke pjesemarrja eshte paguar 20 mije dollare. Takimet dhe darkat per mbledhje fondesh jane nje proces normal ne SHBA, ku kryesisht artiste dhe njerez te artit organizojne takime dhe darka, ku pjesemarrja behet kundrejt nje shume te caktuar. Parate depozitohen ne fondin elektoral te kandidatit per president. Njoftimi per takimin eshte bere nga vete kreu i PS-se, ne rrjetin social "Twitter", nderkohe qe si rralle here ne publikimin e njoftimeve, per kete takim nuk ka asnje foto shoqeruese ne rrjetin social. Duke e cilesuar si te paharrueshem takimin me Presidentin Obama, Rama thekson se eshte nje nder per shqiptaret qe kane nje mik te madh ne Shtepine e Bardhe. "Nje takim i paharrueshem me Presidentin Obama! Fat dhe nder per shqiptaret ky mik i madh ne Shtepine e Bardhe", - shkruan Rama ne lidhje me takimin. Ai gjithashtu ka informuar dhe per takime te tjera qe ka zhvilluar gjate vizites se tij ne ShBA. Rama shprehet se ka pasur takime dhe me shqiptaret qe jetojne ne SHBA dhe eksperte amerikane te ekonomise. "Tre dite intensive kontaktesh ne SHBA me bashkatdhetare te interesuar per nje Rilindje Shqiptare. E po ashtu, me eksperte amerikane te ekonomise e te financave, per te konsultuar programin per nje Rilindje Shqiptare", - shkruan kreu i PS-se ne rrjetin social.