E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gonxhje: Bllokimi i buxhetit, faji i PS-së e LSI-së

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhja deklaroi se fakti që votimi i buxhetit nuk u bë është faji si i PS-së edhe i LSI-së dhe ka kosto të lartë ." Situata kryesore që rëndon mbi gjithë qyetarët është raporto PS-LSI, ky sherr që i ishte i largët deri para pak kohësh, tashmë lidhet direkt me interesat tona si kryeqytetas", u shpreh ai. "Raporti PS-LSI, sipas tij pritej që do të çonte në këtë mosmarrëveshje që do bllokonte buxhetin", shtoi ai. Sipas Gonxhjes, nuk ka asnjë lloj justifikimi në mënyrën si është realizuar programi, në mënyrën me përgjegjësitë që kanë palët, dhe tranparencën e tij. "Ky buxhet duhet të jetë përgjegjësia e Edi Ramës sepse atë kanë votuar qytetarët, sepse në atë kohë kanë menduar se ai mund ta ndryshojë kryeqytetin", theksoi Gonxhje. Sipas tij, buxheti i sivjetshëm tregon se Tirana ka ecur përpara ndaj duhet të menaxhohet sa më mirë. "Bllokimi do të ishte me sens, për një taksë që do të rëndonte shumë në xhepat e qytetarëve", shtoi ai. Lidhur me gazetën "Liebertas",në të cilën ai është botues, Gonxhje theksoi se në këtë gazetë është një skuadër që punon me pasion për të thënë fjalën e tyre për mënyrën se si funksionon politika, ndaj kjo është një përjekje, që në gjuhën e përditshme do të thotë se "i kemi hyrë detit me këmbë. Ai theksoi se u mor ideja e një gazete sepse mundësia financiare ishte e pakët. Pak ditë më parë, televizioni Ora News festoi 2-vjetorin e krijimit dhe Blendi Gonxhje tha se është një ndjekës i rregullt i televizionit "Ora News" . Ai theksoi se në sondazhin e zhvilluar nga gazeta "Libertas", në televizionet më të preferuara, Ora News renditet i dyti. "Pika më e fortë e Ora News ishte greva e deputetëve në parlament, sepse treguat se Ora News nuk kishte probleme të jepte atë që jepnin të gjithë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›