E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtari më i lakmuar në merkato, Almir Kryeziu prezantohet të Shkëndija e Tetovës

Almir Kryeziu është zyrtarisht lojtari më i ri Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi anësor mbylli aventurën me Ballkanin vetëm pak ditë më parë dhe në gjurmët e tij u vunë menjëherë klubet më të njohura të Kosovës dhe Shqipërisë, por ai zgjodhi Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti 27-vjeçar ka nënshkruar kontratën 2-vjeçare me tetovarët dhe ka bërë prezantimin, për t’u bashkuar me skuadrën në Slloveni, ku po zhvillohet faza përgatitore. Klubi i Shkëndijës ka shpenzuar jo pak për këtë futbollist, paga e të cilit shkon në rreth 15 mijë euro në muaj.

Prishtina e Orges Shehit ishte skuadra që këmbënguli për Kryeziun, ndërsa nga Shqipëria atë e tentoi Dinamo e Ilir Dajës. Të dy këta trajnerë e njohin mirë lojtarin, pasi më parë kanë drejtuar Ballkanin.

Kosova është një treg shumë i frekuentuar nga klubet shqiptare të futbollit, që vazhdimisht marrin lojtarë me kualitet dhe më pas i lançojnë drejt kampionateve të huaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›