FYROM refuzon njohjen e menjehershme
Kryeministri i ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise (FYROM), qe nga Shqiperia dhe disa shtete te tjera njihet si Maqedoni, deklaroi dje ne Tirane, se Shkupi zyrtar nuk ka ne plan te beje njohje te menjehershme te pavaresise se Kosoves. Nikola Gruevski, kryetar i qeverise se FYROM-it, ishte per nje vizite zyrtare ne Tirane, ku nenshkroi me homologun Sali Berisha, disa marreveshje bashkepunimi, mes te cilave dhe ajo per heqjen e regjimit te vizave. Gruevski u perball me pyetje kembengulese te mediave shqiptare dhe te huaja, per ate nese do te njihet tani Republika e Kosoves, apo kjo do te kerkoje kohe, ne mos nuk do te ngjase. Perballe ketyre pyetjeve, Gruevski zgjodhi heshtjen.
Vizita e Gruevskit ne Tirane, erdhi vetem nje dite pasi Prishtina shpalli pavaresine. Pak ore me vone, Shtetet e Bashkuara u deklaruan zyrtarisht per njohjen e Republikes me te re ne bote. Ne te njejten linje, ishte dhe fqinji i Kosoves, Shqiperia, qe njohu gjithashtu aktin e Kuvendit te Kosoves. Paralelisht me to, e hena solli lajme te mira edhe nga shtete e medha evropiane, si Britania e Madhe, Franca, Gjermani, Italia, Belgjika e deri Australia, por dhe Konferenca Islamike, e cila me 57 shtete, deklaroi zyrtarisht se e njeh ne bllok vendimin e Prishtines.
Nderkohe, nje nder perkrahesit me te forte te Serbise e Rusise, Greqia, ne deklaratat e saj per Kosoven u tregua e pa nxituar, duke mos perjashtuar njohjen e pavaresise dhe siguruar se do te veprohet ne bashkepunim me nderkombetaret. Ne te kundert, deklaratat e Shkupit zyrtar, nuk ishin aspak shpresedhenese per nje njohje te shpejte te Kosoves. “Maqedonia ne pranimin e Kosoves do te udhehiqet nga interesat shteterore”, deklaroi dje Gruevski, duke anashkaluar pyetjen e drejtperdrejte te “Associated Press”. Duke shtjelluar ngurrimin e qeverise qe drejton, Gruevski tha: “Maqedonia e percjell me vemendje procesin ne Kosove, duke pasur parasysh te gjitha karakteristikat qe ka kjo Republike (FYROM), si shtet multietnik, kandidat per ne NATO dhe BE, dhe me tej ne do te vazhdojme ne lidhje me interesin tone dhe ne bashkepunim me miqte tane”. Ne vijim, Gruevski shtoi se “Maqedonia gjate gjithe kohes e ka mbeshtetur planin e Presidentit Ahtisari dhe ne presim qe te filloje te realizohet e veproje ky plan, te cilin e pranoi edhe vete Kosova”, por refuzoi te percaktoje ne menyre direkt nese do te njihet Republika e Kosoves, sikunder bene shtetet kryesore te Evropes, SHBA-te dhe me gjere.
Deklaratat e Gruevskit ne konferencen e perbashket per shtyp me Berishen, ishin te kunderta me ato te cilat citoi Kryeministri shqiptar: “Ne diskutuam per Kosoven dhe zhvillimet atje kane mirekuptim te plote. Kryeministri Gruevski me njohu me qendrimin e qeverise se Maqedonise, e cila po bashkerendohet me qeverite e Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te medha te Bashkimit Evropian. Theksova se kjo eshte shume e drejte dhe se kete bera dhe une. Vendimet do t’i marrim bashkerisht ne koordinim me miqte dhe aleatet, te cilet kane investuar shume per ndryshimin rajonit tone”, ishte deklarata e Berishes, i cili ka lene keshtu te kuptohet se doli pa rezultat te shpejte nga takimi me Gruevskin, per sa i perket ceshtjes se Kosoves.
Pyetje: Kur do ta njohe Maqedonia Kosoven, duke pasur parasysh qe shume vende te BE-se, SHBA-te e kane njohur tashme Kosoven? A nuk eshte pak i vonuar ky kujdes i Maqedonise?
Gruevski: Ne po ndjekim me vemendje gjendjen ne Kosove e Serbi dhe kuptohet do te vendosim ne pajtim me interesat shteterore te Republikes se Maqedonise dhe ne komunikim te drejtperdrejte me miqte tane evropiane e te NATO-s.
Pyetje: Z.Gruevski do te na falni per kembenguljen per ceshtjen e Kosoves, ne kete moment qe ajo eshte ceshtja e dites. Shumica e shteteve kane deklaruar se do ta njohin, ose e kane bere ose do ta bejne kete hap, ndersa nje numer me i vogel kane dale hapur kunder kesaj njohjeje. Maqedonia eshte per njohjen e Kosoves, gje qe mund te kerkoje nje kohe e procedure, apo eshte kunder njohjes se saj?
Gruevski: Per kete pyetje u pergjigja.