E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen vizat me Maqedonine

Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Maqedonise nenshkruan dje marreveshjen e liberalizmit te vizave mes dy vendeve, gjate vizites qe zhvilloi dje ne Tirane, Kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski. Marreveshja u nenshkrua nga ministrat e Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe Maqedonise, Lulzim Basha dhe Antonio Milososki, ne prani te Kryeministrave Berisha dhe Gruevski. Pas hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshjeje, pritet qe shqiptaret te mos paguajne me per te hyre ne Maqedoni taksen prej 10 eurosh, qe paguajne aktualisht. Qe nga dje, shtetasit e dy vendeve mund te udhetojne dhe qendrojne lirisht ne vendin tjeter, per nje periudhe kohore prej 90 ditesh, brenda nje afati kohor prej 180 ditesh. Nga ana tjeter, marreveshja parashikon qe banoret e zonave kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do te mund te kalojne ne vendin tjeter fqinj vetem me karta identiteti. Gjate takimit te djeshem, Kryeministri Berisha dhe ai i Maqedonise, Gruevski, ndane te njejtin vullnet per te forcuar bashkepunimin ne kuader te projekteve te perbashketa te integrimit ne BE dhe NATO.
Ne menyre te vecante ne kete takim u diskutua edhe per projektet e perbashketa mes dy vendeve. Keshtu, Kryeministri Gruevski beri te ditur synimin e qeverise maqedonase per te ndermarre hapa konkrete per ndertimin e Korridorit 8-te ne territorin e Maqedonise. Ky vendim u vleresua nga Kryeministri Berisha, i cili siguroi se edhe qeveria shqiptare do te ndermarre hapat e mundshem ne kete drejtim. Nje ceshtje e rendesishme ne takimin mes paleve ishte edhe naftesjellesit AMBO dhe ai i gazsjellesit Trans-Adriatik, per te cilat dy Kryeministrat u angazhuan te ndermarrin hapa te perbashket per te terhequr mbeshtetjen e investitoreve per keto projekte. Po keshtu, dy Kryeministrat rane dakord per hapjen e pikes doganore Xhepisht-Trebisht midis dy vendeve. Te dyja palet u angazhuan gjithashtu edhe per konkretizimin e projekte te tjera te rendesishme si linja e re e interkoneksionit Tirane-Shkup, lidhja hekurudhore mes dy vendeve dhe bashkepunimi per shfrytezimin dhe mbrojtjen e liqenit te Ohrit.
Marreveshja e vizave
Marreveshja siguron nje regjim te lire pa viza dhe takse hyrese ndermjet dy vendeve.
Qytetaret e te dy vendeve kane te drejte te shkojne ne vendin tjeter, te udhetojne dhe te qendrojne atje per 3 muaj brenda 6 muajsh, ose 6 muaj brenda nje viti.
Qytetaret e zonave kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do te mund te kalojne ne vendin tjeter fqinj vetem me karta identiteti.
Secila pale mund te refuzoje hyrjen apo qendrimin e shtetasve qe i konsideron te papranueshem apo te padeshirueshem, sipas kritereve te vendosura.
Pikat e bashkepunimit
Ndertimi i Korridorit te 8-te
Mbeshtetja e projektit te naftesjellesit AMBO dhe gazsjellesit Trans-Adriatik
Hapja e pikes doganore Xhepisht-Trebisht
Linja e re elektrike Tirane-Shkup
Ndertimi i lidhjes hekurudhore mes dy vendeve
Bashkepunimi per shfrytezimin dhe mbrojtjen e liqenit te Ohrit
Hapja e katedres per gjuhen maqedonase ne universitetin e Tiranes
Gruevski per NATO-n:
“Te dy vendet tona jane te koncentruara teresisht ne rrugen tone drejt NATO-s dhe BE-se. Shpresoj qe bashkerisht te festojme ne prill. Deri atehere, jemi teresisht te perkushtuar ne obligimet tona. Ne e pershendesim firmosjen e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE-ne, Marreveshje te cilen ne e firmosem ne vitin 2001”.
Berisha per Marreveshjen e Ohrit:
“Qendrimi yne per Marreveshjen e Ohrit eshte se ajo eshte nje dokument themelor, marreveshje paqeje dhe stabiliteti, per te cilin ne jemi teresisht te interesuar. Ne kete kontekst, kam pershendetur dhe pershendes te gjithe progresin e pamohueshem te bere nga autoritetet e vendit mik ne zbatimin e kesaj marreveshjeje. Rezultatet jane te prekshme dhe ato nuk mund vecse te konsolidohen”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›