E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunon gruan? Humbet punen

Grate tani e tujte do te mbrohen me nje ligj te posacem per te drejtat e tyre, qe te jene te barabarta me burrat ne jeten shoqerore, karriere e vendimmarrje. Ne komisionet parlamentare ka mberritur projektligji per “Barazine gjinore”, i cili jo vetem ndalon diskriminimin ndaj femrave, por gjobit deri ne 100000 leke ata qe per ndonje arsye apo tjetren do te diskriminojne femrat, per shkak te gjinise. Objekti i projektligjit, te ardhur nga Ministria e Punes, eshte te mbroje trajtimin e barabarte te grave dhe burrave per mundesite dhe shanset e barabarta ne ushtrimin e te drejtave te tyre dhe ne pjesemarrjen ne te gjitha fushat e jetes. Per here te pare, do te sanksionohet me ligj ne Shqiperi qe grate do te perfaqesohen ne menyre te barabarte me burrat ne te gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv e gjyqesor apo dhe institucionet shteterore.
Minimalisht projektligji percakton qe ne perberjen e nje organi shteteror 30% duhet te jene femra. Ne relacionin e projektit, ky hap vleresohet si shume i rendesishem, pasi Shqiperia ka mbetur ne vendet e fundit ne Evrope per perfaqesimin e grave ne organet shteterore dhe qeverisje. E kjo vihet re qe nga institucioni i Kuvendit, ku nga 140 deputete, vetem 10 prej tyre jane gra. Ne projektligj thuhet se diskriminim do te jete “cdo trajtim me pak i favorshem qe mund t’i behet nje personi per shkak te gjinise”. Te gjithe ata persona, institucione apo private qe do te shkelin ligjin, pra diskriminojne grate, merren masa ndeshkuese nga gjoba e deri ne largim nga detyra. Nene te vecanta i jane lene diskriminimeve qe ndodhin ne pune si dhe perzgjedhjen e kandidateve per nje vend pune.
Per zbatimin e ketij projektligji, qe nga java e ardhshme do te diskutohet ne komisionet parlamentare, parashikohet edhe ngritja e nje Keshilli Kombetar per barazine gjinore. Ky organ qe do te varet nga ministri i Punes do te kujdeset per zbatimin e ligjit, si dhe mbikeqyrjen e barazine gjinore ne vend. Nga ana tjeter, ligji parashikon edhe mbrojtjen e punemarresit nga diskriminimi, ngacmimi dhe ngacmimi seksual ne vendin e punes. Prej kohesh, ne tryezat mes shoqerise civile e organizatave joqeveritare eshte diskutuar diskriminimi ndaj grave ne jeten shoqerore, por edhe ate publike dhe vendimmarrje.
Barazia
Qeveria merr ne mbrojtje grate. Ne komisionet e Kuvendit ka mberritur projektligji per “Barazine Gjinore” kunder diskriminimit te grave. Projekti rregullon ceshtjen themelore te barazise gjinore ne jeten publike te mbrojtjes dhe trajtimit te barabarte te grave dhe burrave per mundesite dhe shanset e barabarta ne ushtrimin e te drejtave te tyre. Pikerisht ajo qe ka munguar deri me tani.
Politika
Per here te pare do te percaktohet me ligj qe minimum 30% e perberjes se nepunesve te nje institucioni, si dhe organeve legjislative, ekzekutiv e gjyqesor te jene gra. Ky ndryshim u perfshi, pasi Shqiperia eshte nder vendet e fundit te Evropes per perfaqesimin e grave ne organet perfaqesuese e qeverisese. Per zbatimin e ketij sanksioni do te angazhohen punonjes te ministrise.
Ndeshkimi
Te gjithe ata persona, qe do te shkelin projektligjin per “Barazine Gjinore”, duke vijuar diskriminimin ndaj grave, do te ndeshkohen. Ne projekt parashikohen gjoba nga 3000-100000 leke per shkelesit e ata qe diskriminojne femrat e deri ne largime nga puna, paralajmerime e masa te tjera administrative. Projekti do te diskutohet sot e ne vijim ne komisionet parlamentare, pastaj do hidhet ne Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›