Ranieri kërkon dy përforcime

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri ka bërë të ditur se kërkon dy përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Strategu i klubit nga kryeqyteti italian synon të vazhdojë me serinë e rezultateve pozitive në muajin e fundit dhe mendon se skuadra ka nevojë për dy blerje të reja.
“Dua një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të krahut. Sa më parë që mund t’i angazhojmë këta dy futbollistë, aq më mirë do të jetë” deklaroi Ranieri për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport.