E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kapelo tek Interi, misioni mund të realizohet

Trajneri

Fabio Kapelo parakalon Gus Hidink, Pep Guardiolën dhe Rafa Benitez për stolin e Interit. Përpara startit të Botërorit 2010, trajneri i Anglisë do të takohet me krerët e FA-së për të diskutuar rreth kontratës. Ai po mendon ta ndërpresë bashkëpunimin me “Tre Luanët” pas aktivitetit në Afrikën e Jugut, për të pranuar sfidën me zikaltrit. Në fakt Federata Angleze nuk e ka “blinduar” teknikun deri në vitin 2012 për Kampionatin Europian: për t’u “liruar” Kapelo mjafton të paguajë një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh. Ndërkohë, 63-vjeçari thekson: “Për momentin jam i përqendruar tek objektivi im në botëror, të arrij në finale”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›