E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Çezare Prandeli trajneri i ri i axurrëve

Italia

çezare Prandeli do të jetë trajneri i Kombëtares italiane për katër vitet e ardhshme. Aventura e tij në krye të stolit “axurr” do të nisë menjëherë pas përfundimit të Botërorit 2010. Pas takimit që zhvilloi dje me kreun e Federatës Italiane, Xhankarlo Abete, ish-trajneri i Fiorentinës pranoi ofertën për të punuar me përfaqësuesen. Mbeten për t’u përcaktuar detajet e kontratës dhe stafi teknik i skuadrës. Emërimi i Prandelit është përshëndetur edhe nga Marçelo Lipi, i cili i dhuroi Italisë Kupën e Botës në vitin 2006. “Federata gjeti njeriun e duhur për këtë detyrë”, ishte komenti i Lipit për pasardhësin e tij në stolin e përfaqësueses.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›