E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga "Jose Mourinho"

Për trajnerin Jose Mourinho vijnë lajme të mira. “Rruga Jose Mourinho” pritet të jetë një dhuratë, që po përgatitet nga Setubali, për qytetarin e saj më të famshëm.

Bashkia ka në program emërimin e një rruge të qytetit portugez me emrin e një prej njerëzve më të shquar të këtij vendi. Në javët në vijim do të votohet propozimi, por përgjigja pozitive “po”, duket më se e arritshme.

Ndërkohë, do të inaugurohet edhe një muze me versionet kopje të të gjithë trofeve të fituar nga Mourinho, dhe disa sende personale, si palltoja me të cilën ka mposhtur Manchester United në Champions League, me ekipin e Portos në sezonin 2003-04./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›