E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas-David Silva, preferencat e tifozëve të Realit

Pas eliminimit turpërues nga Liga e Kampionëve, ujërat në mjedisin “galaktik” (jo dhe aq, për hir të së vërtetës!) nuk janë edhe aq të qeta. Milionat e shpenzuara në fillim të sezonit (254, për të qenë më të saktë) kanë shkuar dëm mbrëmjen e të mërkurës. Sigurisht që ekipi ka nevojë për futbollistë të tjerë. Po cilët janë ata?

E përditshmja më e madhe sportive spanjolle “Marca” (shumë pranë klubit madrilen) e ka gjetur përgjigjen: Çesk Fabregas dhe David Silva. Në fakt, këta janë emrat më të votuar nga tifozët e Realit në sondazhin e organizuar nga gazeta menjëherë pas skualifikimit nga veprimtaria më e rëndësishme europiane.

Shumë emra kanë qarkulluar kohët e fundit për një transferim të mundshëm në “Bernabeu”: Riberi, David Vila apo Hezus Navas. Por në vend të tyre mbështetësit e “galaktikëve” preferojnë kapitenin aktual të Arsenalit, Çesk Fabregas dhe mesfushorin spanjoll të Valencias, David Silva.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›