Starton të dielën botërori 2010 i Formula 1

Botërori 2010 i Formula 1 bën gati motorët për garën e të dielës, për Cmimin e Madh të Bahrein. Ky eveniment pritet të jetë më spektakolari i dekadës së fundit, kur në start janë tre skuderi të dizenjuara si pretendente për titull dhe 4 kampionë në garë për kurorën 2010.
Gjithcka tani është gati dhe skuadrat pasi kanë bërë provat e lira, presin të shtunën për kualifikueset e para të turneut. Gjithsesi, është Force India e Sutil më e shpejta në sesionin e parë të provave të lira në Bahrain, duke lënë pas Ferrarin e Fernando Alonsos. Mbi cirkuitin e Sakhir, gjermani Suttil ka treguar një formë të mirë, duke kronometruar kohën 1’56’583, vetëm 2/10 e sekondës më i shpejtë se Alonso. Provë e mirë edhe për Renault, me vendin e tretë të Kubica, ndërsa Massa ka shënuar kohën e katërt.
Jo keq edhe Hamilton, ndërsa më zhgënjyer është piloti i Mercedes, Shumaker, që ka përfunduar i dhjeti. Megjithatë, për 7 herë kampionin e botës, prova e vërtetë do të jetë të shtunën, në pole position. Ndërkohë, në vështirësi të madhe duken skuderitë e reja: Bruno Senna me Hispania GP ka kryer vetëm 3 xhiro.
Eno Skarço < I mëparshmi