Ambasadorët: Zgjedhjet për Kushtetuesen mbi ligjin
Withers ishte i pranishëm në tryezën mbi "Rolin e Gjykatës Kushtetuese", Withers kërkoi që zgjedhjet e gjyqtarëve duhet të bëhen me pavarësinë e një shteti demokratik, dhe institucionet duhet të përballen me Kushtetutën e vendit. Ndërkohë, ambasadorja Britanike, Fiona Mchilham ka theksuar se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë sipas Kushtetutës. Ajo theksoi ndër të tjera se Gjykata Kushtetuese ka një rëndësi të veçantë, ndaj uron të shohë një process të suksesshëm.Thimio Kondi, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë, i pranishëm në këtë tryezë, vuri në dukje se "Kushtetuta jonë ka adoptuar modelin amerikan, sipas të cilit, nominimin dhe zgjedhjen e gjyqatarëve të rinj e bën Presidenti, duke marrë edhe pëlqimin e senatit, i cili nuk është vendimarrës, por kryen vetëm funksionin e kontrollit".