E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas apo Riberi? Vendos Guardiola

Vendimi përfundimtar i takon trajnerit Pep Guardiola. Ai ka nevojë për një lojtar me karakteristikat e Frenk Riberisë, sepse nuk ka në dispozicion një mesfushor me aftësi të tilla në krahun e majtë. Por bavarezët po tregohen kockë e fortë dhe nëse Barça dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit francez, duhet të derdhë në arkat e gjermanëve as më pak e as më shumë por plot 80 milion euro.Kurse kapiteni i Arsenalit, Çesk Fabregas, është një objektiv më i mundshëm për t’u arritur. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Kamp Nou” dhe dita-ditës “Topçinjtë” po mësohen me faktin që një ditë mund të mos e kenë më kapitenin e tyre. Spanjolli vlerësohet rreth 45 milion euro dhe nëse ai i bashkohet katalanasve, atëherë Iniesta do të kalonte në krahun e majtë të mesfushës.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›