Topalli-deputetëve të PS: Dorëzoni makinat
Për këtë arsye, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli u ka dërguar një letër këtyre deputetëve që të dorëzojnë automjetet, në të kundërt ato do t’iu sekuestrohen në bazë të ligjit. “Mbajtja e makinave nga ata që nuk janë deputetë është vjedhje e pronës publike. Do të merren masa të tjera sipas ligjit”, u shpreh zonja Topalli. Në bazë të ligjit, të gjithë deputetët duhet të kishin dorëzuar prej 21 shtatorit të vitit të shkuar automjetet e tyre. Ky ligj u miratua pasi kryeministri Sali Berisha premtoi se do të ulte shpenzimet publike. Tashmë, një pjese të madhe të punonjësve të lartë të administratës shtetërore ua janë hequr makinat dhe karburanti, që shpenzohej nga fondet publike. Disa prej deputetëve të PS-së që nuk kanë dorëzuar makinat, janë Erion Braçe, Arta Dade, Ermelinda Meksi, etj.