Meta: Norvegjia investime në energjetikë
Meta shprehu konsideratat më të mira për marrëdhënjet mes dy vendeve tona si në planin bilateral ashtu edhe në atë shumëpalësh. Ai u ndal veçanërisht në domosdoshmërinë e intesifikimit të raporteve ekonomike të cilat tanimë kanë ndërtuar bazat e duhura për një ecuri shumë inkurajuese në të ardhmen, duke u fokusuar në fushën e energjitikës, ndërtimit etj. Gjatë takimit, Meta nënvizoi gjithashtu se diversifikimi i këtyre marrëdhënjeve edhe në fusha të tjera si ajo e turizmit, edukimit dhe kulturës duhet të jetë prioritet në funksion të konsolidimit të marrëdhënieve tona dypalëshe. Nga ana e tij, ambasadori Kvale vlerësoi me nota shumë pozitive gatishmërinë dhe bashkëpunimin që vendi i tij ka gjetur tek Qeveria shqiptare në realizimin e disa projekteve të rëndësishme, ku spikat ai i gjigandit Statkraft, në ndërtimin e kaskadës mbi lumin Devoll. Gjithashtu, Kvale duke vlerësuar zhvillimet dhe progresin e kryer nga Shqipëria në të gjitha fushat, i komunikoi Meta interesin në rritje të biznesit norvegjez për të investuar në Shqipëri. Në përfundim të takimit, Ministri i Punëve të Jashtme, Meta, i transmetoi ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë, ftesën që Ministri i Jashtëm norvegjez, z. Jonas Gahr Stør, të vizitojë Shqipërinë.