Ballack e humbi Botërorin

Mesfushori i Kombëtares gjermane, Michael Ballack do të mungojë në Kampionatin botëror, për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës që pësoi në ndeshjen finale të FA Cup kundër Portsmouthit të shtunën.
33 vjeçari ishte dashur të zëvendësohej pas ndërhyrjes nga Kevin-Prince Boateng pak para përfundimit të pjesës së parë në fitoren 1-0 në Wembley, që kompletoi triumfin e dyfishtë për gjigantin londinez. Kontrollimet mjekësore kanë zbuluar dëmtimin e ligamenteve në nyjën e këmbës së djathtë të Ballackut, që do t’i pamundësojë atij të luajë për tetë javë dhe nënkupton mungesën e tij nga gara e kësaj vere në Afrikën e Jugut.
Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, tani do të kërkojë zëvendësim për Ballackun, vetëm 24 ditë para fillimit të Kampionatit botëror. Gjermania është goditur nga lëndimet në javët e fundit, pasi humbi portierin e parë Rene Adler, ndërsa tani nuk do të mund të llogaritë as në Ballackun.
33 vjeçari përgatitej të paraqitet në Kampionatin e tretë botëror, ndërsa ka shënuar 42 gola në 98 paraqitje për Kombëtaren e tij, pas debutimit në prill 1999 kundër Skocisë.