Obama deklaron pasurinë, 7.7 mln dollarë
Ashtu sikundër veprohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara, edhe presidenti i 44-ët amerikan, Barak Obama ka deklaruar pasurinë e tij. Mediat vlerësojnë se pas 12 muajsh nga deklarimi kur kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur në pushtet, pasuria numrit një të Shtëpisë së Bardhë është ngjitur në kuotën nga 2.3 deri në 7.7 milion dollarë, ku shumica e kësaj shume, është siguruar falë të drejtave të shitura për librin e tij. Gjatë deklarimit të pasurisë, presidenti Obama ka vlerësuar edhe qenin e tij, që quhet Bo, me një shumë prej 1 milion e 600 mijë dollarësh, por në të tjera deklarata, nuk ka dashur të vlerësojë çmimin "Nobel për Paqe" duke shkruar e komentuar për të, se nuk "Nuk mund të vlerësohet", duke nënkuptuar se vlera e kësaj medaljeje është shumë më e madhe se sa çmimi në para. Presidentit Barak Obama iu dorëzua në dhjetor të 2009 çmimin Nobel të Paqes. Ky cmim ka një vlerë prej 1.4 milion dollarësh. Edhe analistët vlerësojnë se një pjesë të madhe të pasurisë , presidentit amerikan ia kanë sjellë librat. Si lider i SHBA, ai në vit fiton 400.000 dollarë, vlera kjo e pagës së tij. Krahas kësaj, atij i takojnë edhe 50.000 dollarë për shpenzime, 100.000 për udhëtime dhe 19 mijë të tjera për argëtim.