E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit libianë kërkojnë ndihma financiare

Pas marrjes së pushtetit në kryeqytetin Tripoli, kryengritësit i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të lirojnë 3,5 miliardë euro nga paratë e ngrira të Gadafit për qëllime humanitare. “Kjo shumë mund të përftohet nga paratë shtetërore të ngrira”, tha një përfaqësues i kryengritësve në një takim të grupit të kontaktit për Libinë.
 

Në konferencën e zhvilluar në Katar, morën pjesë ndër të tjera Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Turqia, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur dërgimin e avionëve të tjerë me ndihma humanitare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›