Fabrika e filmave
Filmbërësit e rinj janë ftuar në Prizren dhe kanë marrë pjesë në punëtorinë e fundit të programit, ku kanë mësuar për montazhin e filmit dokumentar dhe transformimin e materialit të tyre filmik në një produkt të përfunduar.
Filmat kanë për temë të drejtat e njeriut në Kosovë, qoftë duke i promovuar ato, ose duke treguar për shkeljet e tyre.
Tutorët për këtë punëtori ishin Iris Elezi dhe Thomas Logoreci nga Tirana, të cilët janë regjisorë me eksperiencë dhe ligjërues në Akademinë e Filmit Marubi në Tiranë.
Gjashtë ekipet e filmbërësve të rinj nga Kosova dhe rajoni kanë përfunduar xhirimin e filmave me temën e të drejtave të njeriut në Kosovë, pas një serie të punëtorive dhe seminareve që ata kanë përcjellë gjatë vitit të kaluar.
DokuFest u ka ofruar pjesëmarrësve të gjitha pajiset për xhirim dhe editim të dokumentarëve si dhe udhëzim të vazhdueshëm nëpër të gjitha fazat e prodhimit të dokumentarëve nga ekipi profesionist me eksperiencë në filma dokumentarë.
Këta filma do të shfaqen në një program special në DokuFestin e vitit 2012. Përveç kësaj, do të prodhohet një pako DVD e cila do të prezantohet në festivalet partnere të DokuFest dhe në TV-të kombëtare në Kosovë.
Projekti “Fabrika për Filma Dokumentar për të Drejtat e Njeriut- Tregimet për të Drejtat e Njeriut nga Margjinat e Kosovës” është i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga DokuFest.