E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç e ka trofeun në duar

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ka filluar të ëndërrojë triumfin në Euro 2012. Suedia u eliminua në fazën e grupeve në Euro 2008 e më pas dështoi të kualifikohet në Kampionatin botëror 2010.

Por, ata kanë siguruar pjesëmarrjen në garën e sivjetme në Poloni dhe Ukrainë. Ibrahimoviç është optimist.

“Në kokën time e kam trofeun në duar, por është brenda kokës time, ky është dallimi. Do të luftojmë për të përfunduar në podium”, tha Ibrahimoviç për UEFA.com. Sulmuesi i Milanit ka shënuar 23 gola në Serie A deri më tani gjatë këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›