Shpërblehet skulptori Hevzi Nuhiu
Ndarjen e çmimit e bëri ambasadori Albert Prenkaj, i cili mban pozitën e ambasadorit të Kosovës në Romë. Skulptori Nuhiu, në opinion njihet si skulptor kubist, mik i përafërt me maestron tashmë të ndjerë Ibrahim Kodra.
Madje, edhe shumë frymëzime mori nga ai, por gjithnjë krijoi artin e tij të sinqertë dhe të vërtetë. Hevzi Nuhiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshevë, ndërsa përfundoi studimet e tij në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi në Akademinë e Shkupit.
Që nga viti 1983 jeton dhe vepron në Shën Mitër Korona ( San Dometrio Corone), rreth 500 km larg qytetit të Kozencës, krahinë ku sot prania e ngulimeve arbëreshe është më e madhja në Itali.
Është përshtatur në mjedisin ku ende flitet arbërishtja dhe gjallojnë rite të ndryshme, që arbëreshët morën nga atdheu i tyre, Arbëria e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.