Pogradec, 150 peshkatarë nuk marrin liçensën që prej një viti
Pogradec- Rreth 150 peshkatarë të rregjistruar kanë prej më shumë se një vit që nuk kanë marrë lejet e peshkimit.
Peshkimi është një traditë për qytetin juglindor të vendit dhe shumë prej tyre e kanë edhe mjetin e mbijetesës së familjeve.
Kjo ka bërë që gjatë kësaj periudhe që nuk u është bërë dhënia e lejeve nga Ministrie e Mjedisit, gjendja e tyre ekonomike të rëndohet.
Pavarësisht kësaj, atyre po u bëhet konkurrencë edhe nga peshkatarët e paliçensuar, të cilët këtë kohë e kanë ushtruar lirshëm veprimtarinë e tyre.
Qindra familje të cilat mbajnë ekonominë familjare me anë të këtij biznesi janë në rrezik, ndëra një tjetër gjë që i druhen peshkatarët është edhe lënia e liqenit me koncesion. Ende nuk ka një përgjigje nga autoritetet se kur do të bëhet rinovimi i liçensave të tyre.