E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabrika e vdekjes, vetëm 2 punëtorë të siguruar

Të vetmit punëtorë që rezultojnë të regjistruar në vitin 2008 janë pronari Delijorgji dhe drejtori Minxolli Gjatë vitit 2007, kur kjo firmë ka qenë prezente me aktivitetin e saj, në këtë fabrikë numri i punonjësve të regjistruar në Sigurime Shoqërore dhe Tatime ka variuar maksimumi deri në 31 persona në muajin korrik, ndërsa në muajin Maj ka qenë i regjistruar vetëm 1 punëtor. Sipas listave të bëra publike nga ana e vetë firmës "Alb-Demil" vetëm në ditën e tragjedisë kanë qenë në punë 121 punonjës, ndërsa të regjistruar në organet tatimore kanë qenë vetëm 2 punonjës, që nuk përfshihen në listën e atyre që kanë qenë prezent në momentin e tragjedisë.
Kompania e tragjedisë "Alb-Demil" ka të regjistruar në Sigurimet Shoqërore dhe Tatimet Tiranë vetëm 2 punëtorë, në muajin Janar. Edhe këta punëtorë rezultojnë që të jenë administratori i Fabrikës së Armëve "Alb-Demil", Mihal Delijorgji dhe drejtori i kësaj fabrike, Dritan Minxolli. Ndërsa gjatë vitit 2007, kur kjo firmë ka qenë prezente me aktivitetin e saj, në këtë fabrikë numri i punonjësve të regjistruar në Sigurime Shoqërore dhe Tatime ka variuar maksimumi deri në 31 persona në muajin korrik, ndërsa në muajin Maj ka qenë i regjistruar vetëm 1 punëtor. Sipas listave të bëra publike nga ana e vetë Firmës "Alb-Demil" vetëm në ditën e tragjedisë kanë qenë në punë 121 punonjës, ndërsa të regjistruar në organet tatimore kanë qenë vetëm 2 punonjës, që nuk përfshihen në listën e atyre që kanë qenë prezent në momentin e tragjedisë. Fabrika "Alb-Demil" merrej me demolimin e armëve dhe gjatë muajit të fundit ishte duke çmontuar një sasi të madhe predhash topai të kalibrit të madh. Sipas vetë punëtorëve që kanë qenë të punësuar në këtë fabrikë, ata nuk ishin të siguruar dhe kushtet në të cilat kryhej demolimi ishin tërësisht jashtë standardeve të sigurisë që kërkonte ky proces. Gjatë pasdites së djeshme Prokuroria ka shoqëruar administratorin e firmës "Alb-Demil", Mihal Delijorgji, ndërsa është shoqëruar edhe Drejtori i firmës shtetërore "MEICO" dhe dy persona të tjerë, punonjës të "MEICO". Tragjedia, gra e fëmijë në punë të zezë
Dëshmitë e bëra publike gjatë dy ditëve pas tragjedisë, si edhe listat e punonjësve që rezultojnë të regjistruar tek Tatimet, tregojnë se në çfarë kushtesh kanë qenë punëtorët fatkeqë të kësaj fabrike vrasëse. Duke përjashtuar Administratorin e kësaj kompanie, Delijorgji dhe drejtorin e saj, Minxolli, asnjë nga punëtorët e tjerë të kësaj fabrike nuk ka qenë i regjistruar në Sigurimet Shoqërore. Sipas dëshmive të punëtorëve, ditën e tragjedisë në punë nuk ka pasur fëmijë, për vetë faktin se prej rreth një muaji, në procesin e çmontimit ishin predha që kishin një peshë nga 20 kilogramë deri në 50 kilogramë dhe për fëmijët, lëvizja e tyre ishte e pamundur. Ky duket se ka qenë edhe fati që ka ndihmuar këta fatkeqë që të mos kishin atë ditë fëmijë me vete në vendin e punës. Punëtorët e fabrikës kanë deklaruar se deri në fund të vitit 2007, kur në këtë fabrikë kanë qenë për çmontim predha të kalibrit 12.7 mm, fëmijët kanë qenë të pranishëm duke ndihmuar prindërit në procesin e çmontimit. Dëshmitë janë tronditëse, pasi në këtë proces tërësisht primitiv dhe me një rrezikshmëri tejet të lartë, janë përfshirë fëmijë që kanë patur çdo ditë, orë e minutë, jetën e tyre në rrezik.
Lista e të punësuarve
Në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar, përfaqësues të Drejtorisë të Tatimeve Tiranë kanë bërë publike edhe listën e punonjësve të regjistruar pranë Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore. Numri i punonjësve i përket vitit 2007 dhe në muajin më të mirë ai ka qenë 31, kur nga të dhënat e bëra publike tashmë pas tragjedisë në fabrikë, kanë punuar nga 120 deri në 300 punonjës, gjatë kësaj periudhe. Sipas listës së pagave të deklaruar në tatime për punonjësit është deklaruar një pagë bruto prej 17 mijë lekësh në muaj, ndërsa vetë Administratori, Delijorgji ka patur një pagë mujore prej 80 mijë lekësh, ndërsa drejtori, Minxolli, një pagë prej 65.7 mijë lekësh. Sipas Drejtorisë së Tatimeve Tiranë rezulton se, gjatë muajve të fundit, nuk janë realizuar kontrolle për këtë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Punonjësit e regjistruar në "Alb-Demil" sh.p.k., me numër NIPT-i K 71724017Q (viti 2007)
Maj1 punonjës
Qershor2 punonjës
Korrik 31 punonjës
Gusht20 punonjës
Shtator 20 punonjës
Tetor9 punonjës
Nëntor 7 punonjës
Dhjetor2 punonjës
Burimi - Drejtoria e Tatimeve Tiranë
Asnjë punonjës i Tatimeve apo specialist ushtrie nuk ka bërë asnjë Akt-Kontrolli në këtë fabrikë
Tatimorët, asnjë kontroll fabrikës
Një nga faktet që bën që tragjedia të ketë përmasat edhe të një skandali, në të cilin janë të përfshirë në afera shumë institucione dhe individë të administratës shtetërore, është fakti se në këtë fabrikë nuk është kryer asnjë inspektim. Këto kontrolle që duhej të realizoheshin së pari nga ana e specialistëve të çarmatimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nga ana tjetër të Tatimeve, për të kontrolluar aktivitetin financiar dhe numrin e punonjësve të punësuar, kanë munguar. Asnjë punonjës i Tatimeve apo specialist ushtrie nuk ka bërë asnjë Akt-Kontrolli në këtë fabrikë, që deri në momentin e përjetimit të një shpërthimi me përmasa nukleare, ka rezultuar e padukshme për të gjithë institucionet shtetërore. Kanë qenë vetë Tatimet Tiranë që kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se nuk kanë kryer kontrolle në këtë fabrikë, për numrin e punonjësve që kanë qenë të punësuar në të. Më këto kushte, nuk mund të flitet për kushtet e punës, të cilat në një shtet normal, me rregulla minimale dhe standarde, do të duhej të ishin nën kontrollin e organeve përkatëse. . Sipas listave të bëra publike nga ana e vetë Firmës "Alb-Demil" vetëm në ditën e tragjedisë kanë qenë në punë 121 punonjës, ndërsa të regjistruar në organet tatimore kanë qenë vetëm 2 punonjës, që nuk përfshihen në listën e atyre që kanë qenë prezent në momentin e tragjedisë. Fabrika "Alb-Demil" merrej me demolimin e armëve dhe gjatë muajit të fundit ishte duke çmontuar një sasi të madhe predhash topai të kalibrit të madh. Sipas vetë punëtorëve që kanë qenë të punësuar në këtë fabrikë, ata nuk ishin të siguruar dhe kushtet në të cilat kryhej demolimi ishin tërësisht jashtë standardeve të sigurisë që kërkonte ky proces. Gjatë pasdites së djeshme Prokuroria ka shoqëruar administratorin e firmës "Alb-Demil", Mihal Delijorgji, ndërsa është shoqëruar edhe Drejtori i firmës shtetërore "MEICO" dhe dy persona të tjerë, punonjës të "MEICO".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›