Facebook blen Instagram, fotot do ngarkohen nga telefoni
SHBA- Facebook do të ketë një shërbim të ri, pasi është në prag të shpenzimit të 1 miliardë dollarëve për të blerë kompaninë për shpërndarjen e fotografive, Instagram.
Instagram do t’i mundësoi përdoruesve të rrjetit social më të preferuar të momentit shpërndarjen e fotografive të bëra nëpërmjet telefonit celularë.
Kjo do të përbënte blerjen më të madhe nga ana e Facebook, e cila mendohet që do rrisë numrin e përdoruesve.
Në pak më shumë sesa një vit, Instagram ka tërhequr më shumë se 30 milionë përdorues. Apple e ka përzgjedhur atë si aplikacionin e vitit për iPhone në vitin 2011.
(el.me/BalkanWeb)