E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti ekstrem kercenim ne rritje per komunitetet dhe ekonomine

Gjate gjysme-shekullit te fundit ngrohja globale ka sjelle fenomene ekstreme moti si per shembull periudha me temperature teper te larta apo rreshje te dendura. Ky eshte  perfundimi i nje raporti te ri nga Komisioni Nderqeveritar per Ndryshimet Klimatike. Ky komision i ngritur nga Kombet e Bashkuara ne vitin 1988 paralajmeron se duhen marre masa ne te gjithe globin per te parandaluar katastrofa te tilla.

Fonemene te motit ekstrem u regjistruan ne te gjithe boten gjate vitit 2011. Bill Wing kujton se si nje vit me pare ne diten e Vitit te Ri nje tornado e fuqishme goditi qytetin Cincinati ne Arkansa

Degjova nje zhurme sikur po kalonte nje tren mallrash. Degjohej era e fuqishme dhe cdo gje tronditej sikur te ishte termet.

Kjo tornado ishte vetem nje nder 1600 tornado qe goditen Shtetet e Bashkuara vjet. Fenomene te tilla te motit ekstrem u verejten ne te gjithe globin. Ne Tajlande rreshjet sollen nje sasi precipitimi qe ishte 80 per qind me e larte se sasia mesatare e shiut ne ate sezon dhe kryeqyteti i vendit u permbyt. Nje vit me pare Rusia perjetoi veren me te nxehte ne 500 vjet.

shte shume e qarte se ka pasur rritje te periudhave me temperature teper te larta si nga numri i ketyre valeve te motit ashtu edhe nga gjatesia e tyre. Nje tjeter zbulim i rendesishem eshte fakti qe po shtohen edhe rreshjet e dendura.

Kryetari i Komisionit Rajendra Pachauri thote se raporti tregon se kjo prirje do te vazhdoje me rritjen e temperaturave

Nese bejme parashikime per te ardhmen zbulojme se kur eshte fjala per periudha me te nxehtin ekstrem qe i verejme tani cdo 20 vjet nga fundi i shekullit keto periudha do te regjistrohen cdo 1-2 vjet.

Megjithese nuk ka prova qe lidhin ngrohjen globale me fenomene konkrete te motit kryetari Pachauri thote se temperaturat me te larta te shkaktuara pjeserisht nga shtimi i nivelit te dioksidit te karbonit dhe gaze te tjera nga djegia e hidrokarbureve do te sjellin thatesira me ekstreme ne disa zona rreshje me te dendura dhe stuhi me te renda bore ne disa te tjera.

Me pak fjale duhet te stabilizojme perqendrimin e gazeve qe shkaktojne efektin serre ku perfshihen dioksidi i karbonit si gazi dominues ne atmosfere ne menyre qe te stabilizojme klimen e planetit dhe te zvogelojme ose te shmangim ndikimet me negative qe do te verehen ne te ardhmen.

Katastrofat e shkaktuara nga moti ekstrem shoqerohen me kosto te larte mesatarisht 80 miliarde dollare ne vit. Ndersa studimi i ri e ben te qarte se asnje vend nuk eshte i paprekshem nga keto fenomene zoti Pachauri ve ne dukje se vendet me te varfra do ta paguajne me shtrenjte si me kosto ne dollare ashtu edhe ne jete njerezish pasi keto vende nuk kane kapacitete sa duhet per tiu pergjigjur katastrofave. Ai shton se opsionet jane te qarta

Duhet tu pershtatemi pasojave te ndryshimeve klimatike sidomos katastrofave qe lidhen me ndryshimet klimatike. Po ashtu duhet ti zbusim keto pasoja pasi ne nje nivel te caktuar si ne shoqeri ashtu edhe ne sistemet natyrore komunitetet do te gjenden perballe nje goditjeje qe do te jete e veshtire te perballohet. Prandaj duhet te punojme per zbutjen e ndikimit te ketyre fenomeneve.

Raporti me 594 faqe eshte rezultat i punes se 220 autoreve nga 62 vende. Ky punim citon mijera studime shkencore. Redaktoret thone se ka te dhena te mjaftueshme per te marre vendime te vlefshme lidhur me menyrat per te perballuar katastrofat qe lidhen me ndryshimet klimatike.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›