Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut i shpall lufte pirjes se duhanit ne bote

Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Michael Bloomberg dhuroi kohet e fundit 220 milion dollare permes fondacionit te tij te bamiresise per uljen e pirjes se duhanit ne mbare boten.
Ne qytetin e Nju Jorkut gjithnje e me shume po shtohet vetedija per shendetin.
Ne restorante lokale e madje parqe publike nuk lejohet pirja e duhanit. E gjithe kjo si rezultat i politikave agresive te zotit Bloomberg kunder pirjes se duhanit gjate dekades se fundit. Qyteti reklamon fushaten e paralajmerimit te qytetareve mbi rreziqet e duhanit.
Kryetari i Bashkise Bloomberg thote se donacioni i tij do te perqendrohet pjeserisht ne bindjen e qeverive qe te ngrene taksat e duhanit. Ai thote se taksat jane faktori i vetem me i rendesishem per te shkurajuar pirjen e duhanit. Ai thekson se nje pakete cigare ne Nju Jork kushton rreth 12 dollar.
Vetem 7 perqind e femijeve dhe 14 perqind e te rriturve njoftojne se pine duhan. Keto jane perqindje te mira renie e madhe krahasuar me 10 vjet me pare dhe jetegjatesia ne qytetin e Nju Jorkut eshte 3 here me e larte se ne tere vendin.
Zoti Bloomberg thote se gjysma e njerezve qe pijne duhan ne bote jane ne pese vende Kina India Indonezia Rusia dhe Bangladeshi.
Vitin e kaluar ne Indi kengetari Shaan nxori nje klip muzikor ne Bollywood te Mumbait i titulluar Dont Play with Your Life Mos Luaj me Jeten Tende.
shte pjese e fushates per te ndryshuar mendimin e te rinjeve dhe ti bejme ata te kuptojne permes gjuhes dhe menyres se tyre se nuk ka heroizem apo trimeri ne pirjen e duhanit dhe se nuk te ben hero apo terheqes. Nuk eshte aspak keshtu.
Perpjekjet e zotit Bloomberg mesa duket nuk do te kalojne pa kundershtime.
Per shembull Ukraina kohet e fundit u ankua prane Organizates Boterore te Tregtise kunder Australise per nje ligj qe kerkon paketimin e cigareve me leter njengjyreshe.
Ukraina argumenton se ky ligj demton prodhuesit urkainas te duhanit qe kerkojne tregje eksporti. Edhe industria e duhanit po lufton.
Kompania Philip Morris shqetesohet se paketimi pa reklama i ul vlerat e korporates te njejtesura me marken. Zedhenesja Anne Edwards foli per radion australiane.
Mund te mos keni simpati per ne por mendoj se parimi eshte i njejte nuk mund ti marresh pasurine dikujt pa e kompensuar.
Por bashkiaku Bloomberg eshte i vendosur. Ai thote se donacioni i tij po ashtu do te ndihmoje ne ndalimin e disa lloj reklamash te duhanit dhe berjen e duhanin jo-magjepses.