Studim mbi ndikimin e molles tek muskujt e atrofizuar

Fjala e urte nje molle ne dite mban mjekun larg tregon se ky frut eshte i shendetshem. Por nje studim i ri tregon se nje substance kimike e perqendruar ne lekuren e molles mund te parandaloje dobesimin e muskujve
Shkencetari Chris Adams i Universitetit te Iowas dhe koleget e tij shtuan kimikatin e quajtur acid ursolik ne ushqimin per minjte ne laborator.
Tek keta minj u vu re shtimi i muskuijve. Por me interesant ishte se minjte shtuan muskujt por nuk shtuan peshe.
Synimi i doktor Adams gjate ketij eksperimenti ishte per te pare se cfare efektesh do te kishte acidi ursolik ne rastet e humbjes ose atrofise se muskujve.
Atrofia muskujve eshte rezultat i perbashket i urise dhe disa semundjeve shume te renda perfshi kancerin diabetin dhe SIDA-n.
Doktor Adams thote se edhe pse atrofia eshte shume e zakonshme dhe shume serioze per kurimin e saj nuk ka ilace.
Gjate nje pjese tjeter te eksperimentit minjve iu dhane racione te zvogeluara ushqimi kjo shkaktoi disa atrofi te muskujve ndersa minjte qe kishin acid ursolik ne dieten e tyre rifituan masen e muskujve te humbur.
Acidi ursolik eshte ne gjendje te ndihmoje forcimin e muskujve pasi ky acid ndihmon dy hormone qe trupi i perdor per te zhvilluar muskuj. Duke ndihmuar keto hormone acid ursolik arrine te pakesoje humbjen e muskujve.
Doktor Adams thote se ekipi i tij nuk ka hetuar ende nese acidi ursolik mund te parandaloje atrofine e muskujve dhe shton se rezultatet e studimit te tij me minj mund te aplikohen edhe tek njerezit.
Ekzistojne arsye per te besuar se acidi ursolik mund te parandaloje atrofine e muskujve. Ky lloj kimikati gjendet ne lekuren e dardhes molles dhe disa lloj manaferrash. Acidi ursolik gjithashtu gjendet edhe ne disa bime mjekesore ne Azi dhe Ameriken e jugut qe perdoren nga mjekesia popullore per trajtimin e diabetit. Ne eksperimentet e tyre studiuesit injektuan minj me acid ursolik dhe vune re se niveli i sheqerit ne gjak u ul dukshem.
Doktor Adams dhe koleget e tij ne Universitetin e Iowas dhe ne spitalin e veteraneve ne qytetin Iowa i publikuan rezultatet e studimit te tyre ne revisten Cell Metabolizm.