E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, historia e krizës

Zona e euros në kompleks ka indikator ekonomik pozitivë: Rritja e GDP-s ka qënë më e lartë së ajo e Anglisë dhe e Amerikës në tre muajt e parë të 2011-ës. Në rradhë të parë falë performancës të shkëlqyer të Gjermanisë, por edhe deficiti në bilanc në kompleks është më i mirë se ai i shumë ekonomive të tjera të zhvilluara. Problemi i vertetë është i lidhur me borxhin publik, më saktë me bashkësinë e borxheve që cdo shtet ka akumuluar në të shkuarën ndaj kreditorve.

Greqia nuk hyri në euro në vitin 1999, kur monedha u krijua dhe filloi të përdorej nga pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian. Parametrat ekonomik të Greqisë nuk hynin në limitet e vendosura në marrëveshjen e Maastricht, në dhjetor të vitit 2001. Më pas, gjatë revizionimit të llogarive mbi borxhin publik, u zbulua se nuk duhej të hynte edhe kur në të vertet u fut dy vjet më pas, në vitin 2001. Vitin e shkuar arriti në pikën e moskthimit dhe qeveritë europiane vendosën, në maj të 2010-ës, të bllokonin krizën e parë të borxhit publik me një ndihmë ekonomike prej 110 miliard eurosh në tre vjet. Tetëdhjet milliard vinin nga vëndet e tjera të BE, ndërsa pjesa tjetër vinte nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Situata pas tentativës së parë të shpëtimit nuk u përmirësua, prandaj liderat e shteteve europianë do të mblidhen sot dhe nesër në Bruksel për të vendosur lëshimin e një borxhi tjetër për Greqinë. Kushti kryesor për lëshimin e borxhit është pranimi i një seri reformash që do të cojnë drejt privatizimeve me një vlerë prej 50 miliard euro. Nëse Greqia pranon këtë llojë impenjimi atëherë do të marrë 85 miliard euro, me skadencë vitin 2014.

Situata e vështirë Greke ka influencuar edhe vënde të tjerë të euro-zonës që vitin e kaluar. Në nëntor BE-ja u detyrua të ndërhynte në mbështetje të sistemit banker irlandezë dhe më pas të atij Portugezë.

Traktati i Maastricht parashikonte një bashkim monetarë pa zhvillimin e një politike fiskale të përbashkët dhe institucione qeverisje komunitare shumë të forta në të njëjtën kohë. Për të hyrë në euro duhëj të kishe një inflacion të interesave në titujt e shtetit afat gjatë mjaftueshëm të ulët, financat e shtetit duhej të kishin një deficit në bilanc (diferenca ndërmjet hyrjeve dhe daljeve në bazë vjetore) më të ulët se 3% e GDP-s dhe një borxh publik (shuma e të gjithë borxheve të shtetit) më të ulët se 60%. Nuk ishte parashikuar asnjë borxh për vëndet në vështirsi. Borxhi publik italianë dhe ai belgë) shkonin më shumë se 100% të GDP-s, por gjithsesi u vendos të pranoheshin në euro sepse borxhi gradualisht po ulej.

Ndryshimet ndërmjet vendeve të komunitetit filluan të rriteshin, pjesërisht për efekt të fleksibilitetit të ndryshëm të tregjeve të punës dhe prodhimit. Në të kaluarën disekulibrat e këtyre indikatorve kompesoheshin nga qeveritë duke shveftësuar monedhën. Shvleftësimi ulte importet, sepse prduktet e huaja kushtonin më tepër, por rriste kërkesën e produkteve të brendëshme, meqënëse kushtonin më pak. Por një monedhë e përbashkët pengon shtetet të përdorin metodën e shvleftësimit monetar dhe e bënë më të rëndë ndryshimin në fleksibilitetin e ekonomisë.

Shtetet europiane duhej të kishin respektuar parametrat e vendosura në Maastricht.Por kur dy vëndet politikisht më të rëndësishëm të europës, Gjermania dhe Franca, nuk arritën të respektojnë ato parametra, marrveshja e Maastricht u ndryshua. Ekonomitë fillimishtë më të dobta si Spanja dhe Irlanda, ishin në mes të bumit ekonomik dhe nga ky zhvillim po përfitonin bankat ghermane, që gjetën një treg të dobët në vëndet e tyre dhe u spostuan në “periferi”.

Mekanizmi kishte një pikë të donët: Vëndet si Greqia dhe Irlanda po rrisnin borxhin e tyre në lidhje me vëndet më të forta ekonomiksht, por një ditë duhet ti kthenin këto borxhe, gjë që do të rriste pabarazinë në koston e punës dhe në konkurrencë. Në vitin 2007 Irlanda kishte një borxh publik shumë të ulët, rreth 25% të GDP-s, por tani që bankat po kërkojnë paratë e tyre dhe flluska e tregut imobiliar u shfry, borxhi vajti në shifra marramëndëse, në 112% te GDP-s. Një mekanizëm i tillë po vepron në Portugali (që kalon 100%) dhe në Greqi (që kalon 160%).

Masat e kërkuar nga BE dhe FMN janë formuluar në mënyrë të tillë që të ekulibrojnë konkurrencën me liberalizimin e tregjeve, që përfshinë uljen e pagave për të ulur koston e punës. Problemi qëndron se një lëvizje e tillë nuk është ë përputhshme me rritjen ekonomike, duke qënë se personat që paguhen më pak do të shpenzojnë më pak dhe detyrimishtë prodhimitaria e vendeve do të ulet.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›