E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook fillon grupimin automatik të shokëve

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 09:55

Më parë Facebook filloi përzgjedhjen e përdoruesve në bazë të listave “Smart Lists” – që, ashtu siç tregon emri, grupoheshin grupe të caktuara të shokëve në lista të caktuara.

Deri më tani, Facebook automatikisht është duke i grupuar shokët në tri degë të ndryshme:

- Njerëzit me të cilët punon

- Njerëzit me të cilët e keni kryer shkollën

- Njerëzit të cilët jetojnë deri në 50 milje (80.4672 kilometra) larg shtëpisë tuaj

Nëse asgjë tjetër, atëherë kjo pjesa e tretë mund të ndihmojë për të mos i bezdisur të gjithë njerëzit e tjerë, duke dërguar ndonjë përditësim të statusit që ka të bëjë, ta zëmë, me ndonjë ngjarje që përfshin atë rajon.

Ky përmirësim i rrjetit Facebook paraqet një hap të rëndësishëm për të ndihmuar përdoruesit. A mund të jetë ky një hap i shumë përmirësimeve? Por shtrohet pyetja që kur një përdorues do të mund ta krijojë një listë të veten? /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›