Wikileaks akuzon The Guardian: Publikoi fjalëkalimin e dokumentave sekrete
WASHINGTON- Mosmarrëveshjet kanë shpërthyer mes ëebsajtit të njohur Wikileaks dhe një prej gazetave më të rëndësishme me të cilën ka bashkëpunuar, The Guardian rreth publikimit të kabllogrameve të ambasadave amerikane nëpër botë. Grupi Wikileaks që tashmë ka nisur një fushatë të re publikimi të kabllogrameve bëri të ditur se versione të paredaktuara të 251 000 dokumenteve sekrete kishin rrjedhur në internet dhe për këtë Wikileaks fajëson gazetën britanike The Guardian duke paralajmëruar dhe hapa ligjore ndaj kësaj të përditshmeje. The Guardian nga ana e saj i ka hedhur poshtë akuzat duke fajësuar për rrjedhjen e dokumenteve sekrete të paredaktuara problemet e sigurisë.
Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social Twiter, Wikileaks shprehet: Një gazetar i The Guardian në një akt neglizhence dhe veprimi keqdashës pa nxjerrë fjalëkalimet top sekret të të gjithë arkivit të Wikileaks. Për këtë veprim ne kemi informuar Departamentin Amerikan të Shtetit dhe se kemi në plan të ndërmarrim veprime gjyqësore. Kabllogramet e ambasadave amerikane nëpër botë kanë nisur të publikohen që në dhjetor të një viti më parë në gazeta të rëndësishme ndërkombëtare. Por një version i paredaktuar i kabllogrameve raportohet se po qarkullon në internet dhe se Wikileaks bën të ditur se një libër i botuar në muajin shkurt nga dy gazetarë të The Guardian zbulon fjalëkalimet që nevojiten për të hapur arkivin e Wikileaks. Fjalëkalimi i arkivit quhej Temporary dhe tashmë ai është ndryshuar me një emër tjetër. Gazeta The Guardian pranon se libri përmban fjalëkalimin por nuk tregon vendosjen e dosjes.
Një informacion i tillë dëshmon se publikimi i këtyre kabllogrameve është i rrezikshëm dhe mund të dëmtojë shumë njerëz.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)