E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook ka vleresuar me 38 dollare cdo aksion

Rrjeti social Facebook-u ka vlerësuar aksionet e tij në një nga momentet që ka ngjallur pritshmërinë më të madhe në historinë e tregut të aksioneve. Facebook tha të enjten se ka vlerësuar aksionet me 38 dollarë secili, teksa ato do të fillojnë të shiten të premten në Nju Jork. Duke llogaritur këtë, vlera e firmës tetë-vjeçare do të shkojë në 104 miliardë dollarë.

Kërkesa është mjaft e lartë, ndërsa më herët gjatë kësaj jave Facebook tha se do të shiten 25% aksione më shumë nga sa ishte planifikuar në fillim.
Por mbetet ende në diskutim pyetja se a do të jetë e aftë firma për të gjeneruar fitime mbi platformat e telefonisë celulare. Ka gjithashtu shqetësime se kompania me t'iu përgjigjur aksionerëve, mund të ketë një përqëndrim më të madh mbi reklamat për të gjeneruar fitimet.

Vlera e kompanisë do të shkojë në më shumë se 100 miliardë dollarë, që është vlera më e madhe në tregun e kompanive të internetit.IPO pritet t’i japë themeluesit të Facebook-ut Mark Cuckerberg, një fiitim në vlerë prej 20 miliardë dollarësh.

Shumë investitorë janë entuziastë për profitin potencial- skeptikët megjithatë, kanë shtruar pyetjen në lidhje me perspektivën afatgjatë të kompanisë në rrjetet sociale botërore, që po lëvizin shpejt. Kompania ka nisur në Harvard në një dhomë konvikti, tetë vjet më parë, dhe është lavdëruar se e ka ndryshuar mënyrën e komunikimit online të mirea njerëzve. Aktualisht, Facebook i ka më shumë se 900 milionë përdorues në tërë botën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›