Financat Rritje e te ardhurave ne buxhet ne 4 muajt e fundit
Të ardhurat në buxhet për katër muajt e parë të këtij viti janë shtuar gradualisht, duke tejkaluar parashikimet e dikasterit të Financave. Në kushte të tilla si dhe duke pritur nisjen e eksportiti të energjisë, nuk përjashtohet mundësia e mosrishikimit të buxhetit dhe moskryerjes së shkurtimeve brenda tij. Deri tani buxheti është karakterizuar nga të ardhura të reduktuar pikërisht për shkak të zero eksport të energjisë elektrike.
Në një deklaratë për mediat, zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj la të nënkuptohej se kjo ministri do të vlerësojë ecurinë e të ardhurave këtë periudhë, para së të marrë vendimin e rishikimit të buxhetit 2012.
Sipas zëvendësministrit Rushaj, në periudhën janar-mars të ardhurat janë rritur deri në 3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri dy i financave, theksoi gjithashtu se vendimi, që bizneset të paguajnë tatim-fitimin në fund të çdo tremujori, do të lehtësojë së tepërmi veprimtarinë e tyre.