E Diel, 1 Nëntor 2026

Shulc: Ekonomia greke jashtë eurozonës do të rrënohet

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc ka deklaruar se ekonomia greke do të rrënohet për vetëm pak ditë, në rast se ky vend do të dalë nga eurozona.

Deklarata e Shulc është bërë para vizitës së tij në Athinë.

“Dalja eventuale e Greqisë nga eurozona do të jetë një fillim i një zhvillim jashtëzakonisht negativ”, ka theksuar Shulc.

Ai ka theksuar se akoma nuk janë provuar të gjitha mundësitë për stabilizimin e peizazhit politik dhe kthimin e ekonomisë greke në rrugën e duhur.

Shulc ka shprehur kritika ndaj të gjithë atyre që po angazhohen për rrënimin e eurozonës. Kryetari i Parlamentit Evropian tha se do të bind liderin e partisë së dytë të majtë radikale Siriza për të pranuar planin e kursimit për shpëtimin e ekonomisë greke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›