E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook ndryshon adresat e-mail të përdoruesve

Nëse do të shikoni me vëmendje tek informacioni i profilit juaj apo i shokëve tuaj në Facebook, do të vini re se adresat e e-mail-it janë ndryshuar duke marrë prapashtesën “@facebook.com”.

Kështu rrjeti shoqëror ka ndryshuar pa njoftuar adresat e 900 milionë përdoruesve të tij ditën e sotme.

Kjo do të thotë se kushdo që ju kërkon në Facebook dhe kërkon të kontaktojë me ju me anë të e-mail-it nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë gjë sepse do të shohë vetëm “@facebook.com”. Kjo do të thotë gjithashtu se e-mail-i do të vijë si një mesazh në Facebook.

Rikthimin e adresës së e-mail-it si më parë duhet ta bëni manualisht.

Facebook thotë se ky ndryshim ka ardhur për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve. /tch/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›